Emily Ratajkowski shtatzënë?

Emily Ratajkowski shtatzënë?

Modelja e famshme amerikane, Emily Ratajkowski, natën e kaluar ka nxitur thashetheme me një fotografi në Instagram, teksa u shfaq me bashkëshortin e saj, Sebastian Bear-McClard.

Supermodelja, 28 vjeçe, pranë këtij imazhi ka vënë një përshkrim interesant, me ç’rast ngjalli thashetheme te fansat e saj se është shtatzënë.

“Nëna dhe babai”, ka shkruar Emily krahas kësaj fotografie.

Ndërkaq, fansat e pushtuan me komente të llojllojshme, duke dashur të zbulojnë të vërtetën rreth këtij lajmi.

Bukuroshja së fundmi lansoi koleksionin e ri të rrobave të banjës “Inamorata Woman” në faqen e internetit të kompanisë së saj.

Gjithashtu, “Inamorata” fillimisht nisi si një koleksion i kostumeve të banjës, por që nga ajo kohë është zgjeruar për të përfshirë të brendshme femrash dhe veshje të tjera.


MË SHUME NGA Magazina