Fillon ndërtimi i sallës së edukatës fizike në Arllat të Drenasit

Fillon ndërtimi i sallës së edukatës fizike në Arllat të Drenasit

Shkolla fillore dhe e mesme të ulët “Abedin Bujupi”, në Arllat të Drenas, po kompletohet me infrastrukturë. Kështu u tha në vendosjen e gurthemelit të sallës së edukatës fizike për shkollën fillore të mesme të ulët, “Abedin Bujupi”, në Arllat të Drenas.

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, tha se me ndërtimin e sallës sportive, kjo shkollë e cila ka treguar performancë të jashtëzakonshme, po kompletohet në infrastrukturë.

“Po e realizojmë edhe një po themi një zotim që shkolla e Orllatit të krijojmë kushte sa më të mira për nxënësit. Kemi një shkollë jashtëzakonisht të mirë këtu në Orllat, jo vetëm si objekt i cili është kriju por vërtetë ka tregu edhe suksese në cilësinë e arsimit, kështu që edhe sot po kompletohet një infrastrukturë shtesë që është fjala për sallën e edukatës fizike ku nxënësit tashmë përveç pjesës së edukimit dhe të arsimimit do ta kenë edhe pjesën rekreative, pra do të keni një sallë moderne sportive”, tha ai.

Për përformancën e kësaj shkolle foli edhe pari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ai uroi që kushdo që vjen në krye të Ministrisë së Arsimit të sjellë këso projekte në Drenas.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Sahadete Nishori, premtimin e bërë nga ministri në vitin 2018 për ndërtimin e kësaj salle sportive ai po e realizon.