Ismaili: Po përmirësojmë kushtet në Spitalin e Gjilanit 

Ismaili: Po përmirësojmë kushtet në Spitalin e Gjilanit 

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka prezantuar punimet që po zhvillohen në Spitalin e Gjilanit për t’i përmirësuar shërbimet shëndetësore.

Ai ka thënë se edhe Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit, sikur spitalet tjera në Kosovë, ka vuajtur prej mungesës së vëmendjes dhe investimeve. 

“Përveç rinovimit të shërbimit emergjent, kemi nisur edhe rinovimin e objektit të Ambulancave Specialistike.”, ka shkruar ministri Ismaili.

Në këtë spital, ditë më parë u përurua shërbim i ri emergjent, një investim rreth 200 mijë euro.

Edhe objekti i Ambulancave Specialistike do të transformohet tërësisht.

Ministri Ismaili ka thënë gjendja e këtij spitali akoma nuk është në nivelin që dëshirojmë ta shohim, por, me investimet që po bëhen të mundura falë luftës kundër korrupsionit, shërbimet mjekësore për qytetarët tanë po përmirësohen.


MË SHUME NGA Shëndetësi