Brazili nuk ka resurse për të luftuar me zjarret në Amazon

Brazili nuk ka resurse për të luftuar me zjarret në Amazon

"Amazoni është më i madh se Evropa. Si do të luftoni me zjarret e pyjeve që dalin nga një rajon i këtillë?, u pyet Bolsonaro, i cili u përgjigj duke thënë "Nuk kemi resurse për këtë".

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, tha se vendi i tij nuk ka resurse për të luftuar me zjarret në Amazon, pyjet e shiut më të mëdha në botë.

Sipas lajmit të mediave të Brazilit, Bolsonaro ka njoftuar se vendi i tij nuk ka resurse të mjaftueshme për të luftuar me zjarret në Amazon.

"Amazoni është më i madh se Evropa. Si do të luftoni me zjarret e pyjeve që dalin nga një rajon i këtillë?, u pyet Bolsonaro, i cili u përgjigj duke thënë "Nuk kemi resurse për këtë".

Presidenti djathtist ekstrem Bolsonaro, javën e kaluar kishte theksuar se vendi i tij nuk ka nevojë për para, pasi Norvegjia dhe Gjermania kishin vendosur që të ndërprenë fondet e siguruara në kuadër të projekteve të qëndrueshmërisë së pyjeve në Brazil.

Ndërkohë edhe Paraguaji dhe Bolivia kishin nisur të ndërhyjnë në zjarret që morën nën ndikim Amazonin. Nga zjarret në Bolivi u shndërrua në hi 500 mijë hektarë pyll.