Angelina Jolie e emocionuar pasi përcolli djalin në kolegj

Angelina Jolie e emocionuar pasi përcolli djalin në kolegj

Djali i Angelina Jolie ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij.

Angelina Jolie ka përcjellë djalin e madh, Maddox për në kolegj, e kjo gjë e bëri atë të emocionohet pa fund.

Maddox, të cilin Angelina dhe Brad e kishin adaptuar, nisi studimet në kolegjin e Seulit në Korenë Jugore.

Në rrjete sociale janë publikuar disa video, në të cilat shihet aktorja bashkë me djalin dhe një grup studentësh.

Ajo me vështirësi i mbante lotët teksa po përshëndeste djalin për në kolegj në Kore të Jugut.

Për ndryshe, Angelina Jolie dhe Brad Pitt që nga koha e ndarjes kanë pasur mosmarrëveshje lidhur me kujdestarinë e fëmijëve.


MË SHUME NGA Magazina