Seriali “Breaking Bad”,tani vjen edhe si film, xhirimet gati të përfunduara

Seriali “Breaking Bad”,tani vjen edhe si film, xhirimet gati të përfunduara

Për këtë jemi të sigurt që nuk keni dëgjuar.

Nëse jeni fans i serisë më të njohur dhe më të vlerësuar “Breaking Bad”, atëherë kemi një lajm të mirë për ju, xhirimet e filmit pothuajse kanë përfunduar të gjitha.

Bob Odenkirk, i cili luan avokatin e Soul Goodman ka konfirmuar se filmi do të dal në treg në AMC dhe Netflix në vitin e ardhshëm, këtë e tha gjatë një interviste për sezonin e pestë të serisë të mirënjohur “Breaking Bad”, raporton “Unilad”.

“Kam dëgjuar gjëra të ndryshme në lidhje me të, por jam shumë i entuziazmuar për filmin ‘Breaking Bad’. Nuk më pritet deri sa të dal”,  vazhdoi ai për “The hollywood reporter”.

Po ashtu ai shtoi se stafi i filmit të “Breaking Bad” kanë bërë një punë të mahnitshme duke e mbajtur sekret këtë lajm, pasi që shumë pak njerëz e kanë ditur se tani kjo seri do të vjen edhe si film.