Tri ushqimet të cilat jua pastrojnë arteriet

Tri ushqimet të cilat jua pastrojnë arteriet

Arteriet e bllokuara mund të jenë të rrezikshme në periudhë afatgjate sepse shkaktojnë shtypje të lartë të gjakut, por edhe nivele të larta të kolesterolit.

Arteriet janë përgjegjëse për furnizimin e oksigjenit nga zemra në pjesën tjetër të trupit, prandaj edhe duhet të jenë të forta, fleksibile, por edhe elastike.

Fatkeqësisht, kur arteriet bllokohen, ne jemi më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës sepse nuk ka mjaftueshëm gjak që qarkullon përgjatë sistemit tonë.

Sëmundjet e zemrës janë shkaktari kryesor i vdekjeve në botë.

Por, ka disa mënyra se si mund t’i pastroni arteriet madje janë mënyra shumë të thjeshta.

Sipas ekspertëve, produktet e mëposhtme jua pastrojnë arteret dhe jua ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Kafja

Nëse jeni adhurues i kafesë, atëherë sigurisht se do t’ju pëlqejë ky lajm. Përveç se është mënyrë e mirë për t’i rritur nivelet e energjisë në mëngjes, kafja gjithashtu është efektive edhe për reduktimin e bllokimeve të artiereve.

Kanella

Kanella është tjetër ushqim që duhet ta shtoni në dietë sepse e zvogëlon rrezikun e arterosklerozës, por edhe të sëmundjeve të zemrës.

Shtimi i kanellës në dietë gjithashtu i ulë trigliceridet, glukozën, por edhe kolesterolin.

Peshku

Ka disa keqkuptime që thonë se yndyra nuk është e mirë për ju. Megjithëse ka të vërtetë në këtë pohim, faktikisht ka edhe yndyra të cilat janë të mira për shëndetin e zemrës, siç janë yndyrat që gjenden në peshk.

Sardelet, tuna dhe llojet tjera të peshqve janë prej burimeve më të mira të acideve yndyrore omega-3, që njihen si shumë të rëndësishme për zemrën.