Katër gjenerata të familjes Douglas në një foto

Katër gjenerata të familjes Douglas në një foto

Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas organizuan një festë që mblodhi të gjithë anëtarët e një familje të madhe.

Disa breza u mblodhën në drekën e familjes, duke filluar nga më i riu në moshë, 20 muajsh deri në 102 vjet.

Katër gjenerata të familjes u takuan në Kaliforni duke përfshirë edhe më të moshuarin, ish-aktorin hollivudian, Kirk Douglas.

Lajmi për drekën u bë viral në saje, Kelsey Douglas, vajzës 24-vjeçare të Michaelit, e cila publikoi dy fotografi nga ndeja e përbashkët.

Në fotografi mund të shohim Catherinen (49), Michaelin (74) dhe fëmijët e tyre, Dylanin (19) dhe Karisin (16). Anëtari më i ri i familjes ishte fëmija 20 muajsh, Luke 20, e bija e djalit të Michaelit, Cameron Douglasin, 40 vjet.

Ndryshe, fansat e familjes së famshme ishin të kënaqur me ribashkimin e tyre. Ata i admirojnë për këtë tradite familjare dhe ndejat që organizojnë kohë pas kohe.


MË SHUME NGA Magazina