Amazona në flakë – Sa e keqe është situata?

Amazona në flakë – Sa e keqe është situata?

Me mijëra zjarre po shkatërrojnë pyjet e shiut të Amazonës në Brazil – vatrat më intensive të zjarrit për gati një dekadë.

Shtetet  që ndodhen në veri, si Roraima, Acre, Rondônia dhe Amazonas janë prekur më keq.

Pra, çfarë po ndodh në të vërtetë dhe sa të këqija janë zjarret?

Brazili ka patur një numër rekord zjarresh në vitin 2019, sipas të dhënave të agjencisë hapësinore braziliane.

Instituti Kombëtar për Kërkimin në Hapësirë ​​(Inpe) thotë se të dhënat e tij satelitore tregojnë një rritje prej 85% të zjarreve, në të njëjtën periudhë në vitin 2018.

Shifrat zyrtare tregojnë se më shumë se 75,000 zjarre pyjore janë regjistruar në Brazil në tetë muajt e parë të vitit – numri më i lartë që nga viti 2013. Krahasuar me 40,000 në të njëjtën periudhë në 2018-ën.

Zjarret në pyje janë të zakonshme në Amazonë gjatë sezonit të thatësirave, që gjat nga korriku deri në tetor. Ato mund të shkaktohen nga ngjarje që ndodhin natyrshëm, siç janë goditjet e rrufeve, por edhe nga fermerët dhe prerësit që pastrojnë tokën për të mjellat ose kullotat.

Aktivistët thonë se retorika anti-mjedisore e presidentit Brazilian, Jair Bolsonaro, ka inkurajuar aktivitete të tilla për prerjen e pemëve.

Bolsonaro është shprehur se qeverisë i mungojnë burimet për të luftuar flakët.

Veriu i Brazilit është prekur keq

Shumica e rajoneve më të prekura janë në veri. Roraima, Acre, Rondônia dhe Amazonas, të gjitha këto shënuan një rritje të madhe të përqindjes së zjarreve krahasuar me mesataren gjatë katër viteve të fundit (2015-2018).

Roraima pati një rritje prej 141%, Akra 138%, Rondônia 115% dhe Amazonas 81%. Mato Grosso do Sul, që ndodhet më tej në jug, pati një rritje prej 114%.

Amazonas, shteti më i madh në Brazil, ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme.

Sasi të mëdha tymi dhe karboni

Shtëllungat e tymit janë përhapur në të gjithë rajonin e Amazonës dhe më gjerë. Sipas Shërbimit të Monitorimit të Atmosferës së Kopernikut të Bashkimit Evropian (Cams), tymi ka udhëtuar deri në brigjet e Atlantikut. Madje ka bërë që qielli të errësohet në São Paulo – më shumë se 2,000 milje (3.200 km) larg.

Zjarret kanë lëshuar një sasi të madhe të dioksidit të karbonit, deri në 228 megatonnes deri më tani këtë vit. Shifra më e lartë që nga viti 2010.

Zjarret gjithashtu lëshojnë monoksid karboni . Hartat e publikuara nga Cams tregojnë nivele të larta të këtij monoksidi karboni, që bartet përtej vijave të bregdetit të Amerikës së Jugut.

Pellgu i Amazonës – shtëpi e rreth tre milion llojeve të ndryshme të bimëve dhe kafshëve, dhe e një milion njerëzve indigjenë – është themeltare për rregullimin e ngrohjes globale. Pyjet e saj thithin miliona ton emetime karboni çdo vit.

Por kur pemët prishen ose digjen, karboni që ato depozitojnë lëshohet në atmosferë dhe aftësia e shiut për të thithur emetimet e karbonit është zvogëluar.

Edhe vende të tjera janë prekur nga zjarret

Një numër vendesh të tjera në pellgun e Amazonës – një zonë që zgjatet në 7.4 milion km katrore gjithashtu ka regjistruar një numër të lartë zjarresh këtë vit.

Venezuela ka përjetuar numrin e dytë më të lartë, me më shumë se 26,000 zjarre, me Bolivinë që vjen në vendin e tretë, me më shumë se 17,000.

Qeveria Boliviane ka punësuar një aeroplan për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në lindje të vendit. Deri tani  flakët janë përhapur në 6 km katrorë pyje dhe kullota.

Punëtorë shtesë të urgjencës janë dërguar gjithashtu në rajon, dhe kanë ngritur strehimore për kafshët që ata shpëtojnë nga flakët.