Shpërndarja e teksteve shkollore nis më 6 shtator

Shpërndarja e teksteve shkollore nis më 6 shtator

Këtë vit shpërndarja e teksteve shkollore do të nisë më 6 shtator. Kështu ka lajmëruar Ministria e Arsimit.

Specialistja e sektorit parauniversitar në këtë dikaster, Shqiponja Lamçe thotë se në datën 11 të po këtij muaji nxënësit duhet të jenë pajisur me tekstet përkatëse.

“Drejtoritë e shkollave duhet ti sigurojnë shpërndarësve të librit një ose dy ambiente pa pagesë. Shitja e librave bëhet nga shitës të licencuar pranë ambienteve shkollore”, shton Lamçe.

Po ashtu Lamçe shton se libra falas këtë vit do të përfitojnë edhe klasat e pesta ndërsa nxënësit e klasave të para përveçse do të marrin libra të rinj në përfundim të vitit shkollor nuk do t’i dorëzojnë.

Sipas Lamçes, 80% e teksteve të dorëzuara në qershor janë në gjendje të mirë ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet me libra të rinj.

Janë 230 mijë nxënës nga 16 kategori që do të përfitojnë tekste falas për arsimin 9 vjeçar, ndërsa në arsimin e mesëm të lartë përfitojnë 18 mijë nxënës.Ora News