Veseli: Nepotizmi është bërë pengesë për artistët e rinj të talentuar

Veseli: Nepotizmi është bërë pengesë për artistët e rinj të talentuar

Nepotizmi është bërë pengesë për artistët e rinj të talentuar edhe në art, ku shpeshherë u mohohen shanset në mënyrë të padrejtë, ka thënë lideri i PDK-së, Kadri Veseli.

Ai ka folur kështu në një takim me  përfaqësues të komunitetit të artistëve dhe punëtorë të trashëgimisë kulturore.

Njoftimi i plotë:

Një takim miqësor sot kisha edhe me përfaqësues të komunitetit të artistëve dhe punëtorë të trashëgimisë kulturore. Nepotizmi është bërë pengesë për artistët e rinj të talentuar edhe në art, ku shpeshherë u mohohen shanset në mënyrë të padrejtë.

Por, lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit po bënë çdoherë e më shumë të mundur që rruga e artistëve të mos pengohet më nga mungesa e meritokracisë. Me paratë e kursyera nga masat antikorrupsion, ne i kemi rritur fondet për institucionet kulturore dhe i kemi rritur pagat edhe për artistët.