​Shëngjin, vijon shuarja e zjarrit

​Shëngjin, vijon shuarja e zjarrit

Në kurorën e gjelbër të Shëngjinit vijon puna për për mbajtjen nën kontroll të zjarrit të rënë prej dy ditësh.

Për shuarjen e tij po punojnë trupat dhe mjetet e Misionit të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi (MZSH), pushteti vendor, Forcat e Armatosura dhe banorë të zonës.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se “asnjë banesë nuk është e rrezikuar, ndërkohë që, prej dy ditësh e netësh, FA me mjete e trupa nga Tirana e Shkodra dhe bashkia Lezhë janë në terren dhe do të jenë aty deri në shuarjen e flakëve”.

Sipas Ministrisë, aktualisht janë 200 efektivë nga strukturat e mësipërme të angazhuar për shuarjen e zjarrit në Shëngjin./atsh/