​Meta: Kuzhnini dha kontribut për bashkimin shpirtëror të shqiptarëve

​Meta: Kuzhnini dha kontribut për bashkimin shpirtëror të shqiptarëve

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Mikel Kuzhninit, kryetarit të nderit të Lidhjes Shqiptare në Botë.

Meta tha se i ndjeri do të mbahet mend për kontributin e spikatur për bashkimin shpirtëror të shqiptarëve kudo ku ata jetojnë dhe faktorizimin e promovimin e vlerave tona kombëtare.

“Nderi i kombit, Mikel Kuzhnini me vokacionin e tij të rrallë atdhetar do të mbahet mend për kontributin e spikatur për bashkimin shpirtëror të shqiptarëve kudo ku ata jetojnë, faktorizimin dhe promovimin e vlerave tona kombëtare, dhe veçanërisht për angazhimin energjik e të pandalshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha Meta.

Ai ka shprehur ngushëllime familjes Kuzhnini, vëllait të tij Simon, bashkëveprimtarëve dhe miqve e dashamirësve të tij kudo në botë.