Arrestohen tetë persona për skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

Arrestohen tetë persona për skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, në kuadër të Policisë së Kosovës, ka arrestuar tetë persona të dyshuar për “Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, njofton Policia e Kosovës.

Arrestimet vijnë pas aksionit në trembëdhjetë lokacione ku në tetë prej tyre janë sekuestruar dëshmi si; kompjuterë, telefona mobil, para dhe tiketa të lojërave të fatit.

“Në lidhje me këtë operacion janë intervistuar personat e dyshuar, ndërsa për ecurinë e zbatimit të urdhër-kontrollit në vazhdimësi është informuar prokurori i shtetit dhe me vendim të prokurorit shtatë (7) nga personat e arrestuar janë ndaluar për 48 orë”, thuhet në komunikatë.