Vazhdojnë protestat në Hong Kong, policia ndërhyn me gaz lotsjellës

Vazhdojnë protestat në Hong Kong, policia ndërhyn me gaz lotsjellës

Hong Kongu është bërë skenë protestash të paprecedentë që nga fillimi i qershorit kundër masës së qeverisë lokale për të legalizuar ekstradimin në Kinë.

Polica e Hong Kongut ka ndërhyrë me gaz lotsjellës ndaj protestuesve që sot sërish u mblodhën në rajonin autonom për të protestuar kundër ligjit të ekstradimit në Kinë.

Portestat në Hong Kong, të cilat vazhdojnë tashmë tre muaj, vazhduan edhe sot me pjesëmarrjen e mijëra protestuesve antiqeveritarë.

Një grup protestuesish që vazhduan nga bulevardi Tsun Yip në drejtim të lagjes Kowloon Bay, krijuan barrikadë me bambu, kontejnerë plehrash dhe gjësende plastike në afërsi të një stacioni policor.

Nga ana tjetër, ekipet e policisë, të cilët po ashtu krijuan barrikada para stacionit dhe në rutën e protestuesve, ndërhynë me gaz lotsjellës, ndërkohë që ndodhën edhe përleshje midis policisë dhe disa protestuesve.

Demonstruesit më pas u mblodhën në një pikë tjetër pas largimit nga stacioni, ndërkohë që policia vazhdoi pritjen para ndërtesës.

Shumë protestues mbuluan fytyrat e tyre me maska, helmeta dhe pajisje të tjera, në mënyrë që të mos mund të identifikohen.

Sikurse në protestate kaluara, protestuesit valuan flamuj të SHBA-së dhe Britanisë.

Hong Kongu është bërë skenë protestash të paprecedentë që nga fillimi i qershorit kundër masës së qeverisë lokale për të legalizuar ekstradimin në Kinë.

Thirrjet e protestuesve janë zhvendosur në kërkesa më të mëdha pro-demokratike.

Hong Kongu është rajon autonom i Kinës nën formulën "Një vend, dy sisteme" që nga 1 korriku i vitit 1997, kur Britania ia dorëzoi ish-koloninë e saj Pekinit./aa/