Në vazhdën e tensioneve, Irani kryen test të ri raketor

Në vazhdën e tensioneve, Irani kryen test të ri raketor

Testet synojnë "avancimin e fuqisë së mbrojtjes dhe parandalimit" dhe ato "nuk do të ndalen", tha komandanti i Gardës Revolucionare, Hossein Salami.

Në vazhdën e tensioneve në rritje në rajonin e Gjirit Persik, Irani sot testoi një raketë të re.

"Irani gjithmonë do të vazhdojë të testojë sisteme të ndryshme të mbrojtjes dhe strategjike", ka thënë Komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare, Gjeneral Major Hossein Salami, raportoi agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr.

Salami ka thënë se testet synojnë "avancimin e fuqisë së mbrojtjes dhe parandalimit" dhe se ato "nuk do të ndalen".

Ai, megjithatë, nuk dha asnjë informacion në lidhje me testin raketor.

Testimi i sotëm vjen në vazhdën e tensioneve në rajon pasi SHBA u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me Iranin dhe vendosi sanksione ndaj Teheranit.