Ariu sulmon policin në Rugovë të Pejës

Ariu sulmon policin në Rugovë të Pejës

Një zyrtar policor është sulmuar të premten nga ariu në fshatin Pecaj të Rugovës së Pejës.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, të premten rreth orës 13:40 një zyrtar policor është sulmuar nga një ari, për çfarë ka marrë tretman mjekësor.

“Zyrtari policor ka arrit ta shmang rrezikun e mëtejmë potencial duke ndërmarr veprimet e nevojshme në një situate të tillë”, thuhet në raport.