Veseli në Ferizaj,ndoqi punimet e "Bashkimit të Qytetit",ku takoi ekspertët

Veseli në Ferizaj,ndoqi punimet e "Bashkimit të Qytetit",ku takoi ekspertët

Ferizaj është shembulli më i mirë sesi qeverisja lokale e PDK-së, pa korrupsion e nepotizëm, me dije profesionale e vullnet të hekurt për ndryshime pozitive për qytetarët, mishëron transformimin për pak vite të një qyteti në një qendër urbane të zhvilluar dhe perspektive për ekonominë e vendit.

Disa megaprojekte që po zbatohen këtu, ndër to edhe kryevepra urbane "Bashkimi i Qytetit" u vizituan sot nga kandidati i PDK-së për Kryeministër Kadri Veseli, shoqëruar nga kryetari Agim Aliu, deputeti Elmi Reçica dhe personalitete të tjera të PDK-së në Ferizaj. Ndër të tjera, përveç vizitës bërë galerive punuese në këtë projekt, lideri Kadri Veseli takoi edhe grupin e arkitektëve dhe urbanistëve ferizajas pjesë të Këshillit Konsultativ Profesional të Arkitektëve dhe Urbanistëve.

"Ky është projekt unik, projekt unik për gjithë Kosovën. Do të kisha pas dëshirë shumë që Urani ta bëjë në Prishtinë është dashur që para 10-20 viteve. Kryetari e di shumë mirë kur kemi filluar fushatën elektorale shumë nga bashkëqytetarët kur bisedonte kryetari për projektin e tij për "Bashkimin e Qytetit", mendonin është veç projekt për fjalë, nuk ka me ndodh, e ja që po ndodh. Është projekti më unik në Republikën e Kosovës që do të jetë shembull për çdo qendër urbane tonën kanë me ndjek gjithë kryetarët e komunave. Ka skepticizëm edhe në projektin tim për luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit e unë po ju them siç po e shihni kjo që po ndodh në Ferizaj me këtë projekt të "Bashkimit të Qytetit" po jua jap fjalën se do të ndodh edhe suksesi i Kosovës në luftën e korrupsionit dhe nepotizmit, për arsyen se ajo është një mjet për të arritur tek qëllimi i madh i cili është me i mbajt të rinjtë këtu, me ju kriju punësim, perspektivë, të ardhme dhe orientim të Kosovës sonë drejt integrimeve euro-atlantike. Jam shumë krenar që po shoh këtë projekt të realizohet ajo që kemi premtuar. A e di pse ndodh kjo, sepse është një kryetar i ndershëm, është i pakompromis në luftën kundër korrupsionit, nepotizmit dhe e do Ferizajn" tha kryetari Veseli.

Edhe nikoqiri, Kryetari i PDK-së në Ferizaj, Agim Aliu duke falënderuar kryetarin dhe Kryeministrin në ardhje, Kadri Veseli për mbështetjen e këtij projekti dhe dhjetëra nismave të tjera për Ferizajn tha se ky projekt është unik jo vetëm për Ferizajn por edhe për qendrat tjera.

"Falënderoj Kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin në ardhje që ka ardhur në Ferizaj për të vizituar një projekt të një rëndësie të veçantë për Ferizajn. Në fakt, Kryetari Veseli ishte vet iniciatori këtu dy vite më parë kur ne shpalosëm këtë projekt përkundër që njerëzit ishin skeptik sesi do të bëhej dhe a do të bëhej ky projekt. Por ja që gati 1 vit pasiqë kemia filluar punën ne po e shohim që projekti është duke shkuar dhe është një nga projektet më unike jo vetëm në Ferizaj por edhe më gjerë. Ky projekt në radhë të parë do të thotë që ne duhet të kemi konkurrencë projektesh, idesh dhe programesh dhe pikërisht ishte një ndër top prioritetet, projektesh e pikash të programit tim që më vonë me fitoren e 19 nëntorit të 2017-tës u bë edhe pjesë e besimit qytetar, për tu realizuar ky projekt. Pra, ajo që ne u zotuam, qysh në ditët e para kur aso kohe isha edhe deputet, kryetari e mori përsipër që të futet në kuadër të kodeve buxhetore, së bashku me komisionet parlamentare, deputetët tanë atje, që të ketë financimet e duhura ky projekt" tha kryetari Aliu.