Zgjidhet problemi i ujit të pijshëm në disa lagje të kryeqytetit

Zgjidhet problemi i ujit të pijshëm në disa lagje të kryeqytetit

Kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) “Prishtina”, Ilir Abdullahu, ka bërë me dije se kanë arritur ta zgjidhin problemin e ujit të pijshëm në disa lagje të Prishtinës.

Ai ka thënë evitimi i këtij problemi ka qenë i komplikuar teknikisht.

“Ju njoftojmë se pas një pune intensive njëjavore që ekipet e operatives dhe detektimit kanë bërë duke kontrolluar një zonë të madhe të rrjetit të ujit, arritëm që sot në mesditë ta zgjidhim problemin e ujit të pijshëm për lagjet: Arberia, Dardania, Lakrishtë dhe një pjesë të Emshirit. Problemi ishte teknikisht i ndërlikuar, por fatmirësisht që sot u zgjidh. Falënderojmë konsumatorët për mirëkuptimin!”, ka shkruar Adullahu në llogarinë e vet në “Facebook”.