Kaos i madh në rrugën Prishtinë -Pejë, 10 aksidente e shumë të lënduar

Kaos i madh në rrugën Prishtinë -Pejë, 10 aksidente e shumë të lënduar

Brenda pak minutash kanë ndodhur dhjetë aksidente në autostradën Prishtinë-Pejë, ka edhe persona të lënduar. Kjo ka ndodhur për shkak reshjeve të shiut ku u përfshi një pjesë e Drenasit.

Rastin e ka konfirmuar  zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai ka treguar se ka njerëz të lënduar dhe dëmtime të shumta materiale.

“Në Autostradën Prishtine- Pejë, konkretisht prej Sllatine, Kroi i mbretit deri ne Komoran, njësitet tona policore per menaxhimin e autostradës janë duke u marr me disa raste te aksidenteve, ku vlerësohet se ka dëme materiale dhe lëndime në njerëz”.

“Policia bashkë me ekipet e emergjencave është duke menaxhuar me ketë situate ku pas reshjeve atmosferike në këtë pjese te autostradës nga te dy anët  deri ne këto momente kane ndodhur me shume se 10 aksidente. Për detaje tjera ju njoftojme me kohë”, ka thënë Hoxha.

Ndërkohë, janë shkaktuar kolona të gjata. /Lajmi.net/