Macron dhe Trump takohen para samitit G7 në Francë

Macron dhe Trump takohen para samitit G7 në Francë

Trump dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron janë takuar në qytetin Biarritz në jugperëndim të Francës, ku do të zhvillohet Samiti treditor i G7-ës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, janë takuar në qytetin Biarritz në jugperëndim të Francës, ku do të zhvillohet Samiti treditor i G7-ës.

Trump arriti në ora 12:00 me kohën lokale në Aeroportin Bordeaux-Marignac, prej ku më pas me helikopter kaloi në Biarritz.

Trump këtu u takua me homologun Macron në një drekë.

Franca dhe SHBA nuk dhanë deklaratë zyrtare në lidhje me takimin.

Sipas lajmeve në mediat franceze, Macron dhe Trump në takim kanë trajtuar shumë çështje, si Siria, Irani dhe Ukraina.

"Për qetësimin e disa gjërave, do të diskutojmë edhe temat e lidhura me ekonominë", tha Macron.

"M'u kujtua darka në Kullën e Eiffel-it. Ishte një fillim i mirë", u shpreh presidenti amerikan.

Macron para samitit pritet të takohet edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Samiti i 45-të i G7-ës do të fillojë sonte me darkën që Macron do të shtrojë për nder të liderëve të shteteve të grupit G7.

Samiti ku do të marrin pjesë liderët e SHBA-së, Francës, Gjermanisë, Britanisë, Japonisë dhe Kanadasë, do të përfundojë të hënën. Tema kryesore e samitit është lufta kundër pabarazisë. Liderët gjithashtu pritet të trajtojnë edhe çështjet si Ukraina, Siria, Irani dhe Brexit-i.