A do të transferohet Icardi tek Juve? Përgjigjet Paratici

A do të transferohet Icardi tek Juve? Përgjigjet Paratici

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici thotë se klubi italian është i kënaqur me skuadrën momentale dhe nuk do të provojë të nënshkruajë me Mauro Icardin.

Icardi pritet që të largohet nga Interi gjatë kësaj vere, por me Cristiano Ronaldon, Gonzalo Higuainin, Mario Mandzukicin dhe Paulo Dybalan në klub, Paratici nuk beson që ka nevojë për përforcime në sulm.

“Është e vështirë të përmirësosh skuadrën tonë, por ne besojmë se kemi pasur sukses në këtë afat kalimtar. Ne kemi përforcuar pozicionet për të cilat kemi pasur nevojë”, ka deklaruar Paratici. 

“Në sulm, Higuain është kthyer, një sulmues i madh. Dhe të mos harrojmë që ne e kemi Cristiano Ronaldon. Ne jemi të lumtur me sulmuesit që i kemi”, shtoi ai.