Rinsi triumfon në Silverstone

Rinsi triumfon në Silverstone

Alex Rins i Suzukit triumfoi në garën e botërorit të Moto GP, e cila është zhvilluar sot në Silverstone.

Në xhirot e fundit Marquez dhe Rins dhurojnë spektakël në pistë, por ashtu si dy javë më parë në Austri, fituesi përcaktohet në kthesën e fundit. Rins hyn nga pjesa e brendshme e pistës dhe triumfon, duke befasuar Marquez, që nuk e priste të humbiste sërish në të njëjtën mënyrë.

Pavarësisht vendin të dytë, Marquez konsolidon pozitat në krye të renditjes së Moto Gp, duke parë që Dovizioso nuk mori asnjë pikë. Gara e radhës së botërorit pas 3 javësh (15 shtator) në San Marino (pista e Misano).