Arifi dënon sulmin ndaj autobusit të Kosovës në Serbi

Arifi dënon sulmin ndaj autobusit të Kosovës në Serbi

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi e ka dënuar sulmin mbi autobusin me pasagjerë nga Kosova në Serbi.

Rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, ku persona të panjohur kanë qëlluar me gur në drejtim të autobusit.

Reagimi i Shqiprim Arifi në profilin e tij në Facebook

“Sot në orët e hershme të mëngjesit afër qytetit Krushevc u sulmua autobusi me udhëtarë nga Kosova që po lëvizte nëpër Serbi drejt Gjermanisë. Të shqetësuar rreth këtij lajmi dënojmë ashpër këtë sulm dhe të gjitha sulmet vandale të këtij lloji nga ana e sulmuesve serb.

Kërkojmë që rastet e tilla mos të përsëriten më dhe sulmuesit të dalin para drejtësisë.

Gjithashtu kërkojmë edhe nga faktori ndërkombëtar të ndërhyjë në këto çështje dhe të ketë siguri dhe lëvizje të lirë nëpër tërë territorin e Serbisë pasi lëvizja e lirë është esenciale për të gjithë popujt dhe paraqet perspektivën e integrimit në Bashkimin Evropian”.