Shtatë persona plagosen me armë në SHBA

Shtatë persona plagosen me armë në SHBA

Një shef i policisë në Maryland thotë se shtatë të rritur u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në festën e ditëlindjes së një fëmije.

Shefi i policisë Hank Stawinski tha në një konferencë për shtyp se rreth 12 persona ishin në një ditëlindje të një 2-vjeçari, kur një individ gjuajti të shtëna në festë.

Policia thotë se tre nga shtatë personat e qëlluar janë plagosur rëndë, por Staëinski tha se mund të mbijetojnë.

Të shtatë janë nga mosha 18 deri në 20 vjeç. Shefi nuk lëshoi ​​informacione për të dyshuarin, i cili është ende i lirë. Ai thotë se mund të ketë debat para të shtënave.