City mposht Bournemouth, ngjitët në vendin e dytë

City mposht Bournemouth, ngjitët në vendin e dytë

Manchester City ka gjetur fitoren në Premier League, duke mundur Bournemouth, me rezultat 1-3, të dielën në kuadër të javës së tretë, transmeton RTKLive.

Kampionët në fuqi të Anglisë, janë treguar ekipi dominues në duel me Bournemouth, duke marrë tri pikë të rëndësishme nga ky udhëtim.

Aguero (15’, 64’) dhe Sterling (43’), u përkujdesën për fitoren e skuadrës së Pep Guardiolas, kurse, golin e nderit për nikoqirët e realizoi Wilson (45’).

Pas kësaj fitore, Manchester City ngjitët në pozitën e dytë më shtatë pikë, dy më pak se lideri i tabelës, Liverpool, derisa Bournemouth renditet e dhjeta më katër pikë. /rtklive/