​Haradinaj:Aleatët e duan Kosovën si partner të qëndrueshëm e jo servilizëm

​Haradinaj:Aleatët e duan Kosovën si partner të qëndrueshëm e jo servilizëm

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një takimi me struktura të kësaj partie sot në Deçan, ka deklaruar se gjatë qeverisjes së tij aleatët e vendit tonë kanë lënë hapësirë për vendime të mëdha, siç është ushtria, ruajtja e tërësisë territoriale, rikthimin e resurseve dhe ruajtjen e substancës ekonomike.

Ai në një postim në Facebook shkruan se aleatët e Kosovës e duan vendin tonë si një partner të qëndrueshëm dhe jo servilizëm.

Postimi i plotë:

Deçani gjithmonë është rreshtuar në anën e drejtë të historisë. Dhe tani do t’i thotë po drejtimit të ri që ka marrë vendi, nga përshtatja në vendimmarrje sovrane, për t’i përmbyllur temat nacionale në Kosovë.

Krahas vendimeve të rëndësisë jetike dhe përballjen për ndalimin e projekteve të rrezikshme për vendin, vëmendjen asnjëherë nuk e kemi larguar nga transformimi i brendshëm ekonomik.

Gjatë kësaj qeverisjeje vepruese, aleatët na kanë lënë hapësirë për vendime të mëdha, siç është ushtria, ruajtja e tërësisë territoriale, rikthimin e resurseve të Kosovës si Trepça dhe ruajtjen e substancës ekonomike. Ata e duan Kosovën partner të qëndrueshëm, dhe jo servilizëm!

Strukturat e AAK-së në Deçan i japin krah konceptit fitues 100% shtet, për të hyrë sigurt në etapën e gjenerimit të resurseve të vendit dhe vendosjes së një shoqërie të drejtë.