​Bekë Berisha në takim me struktura e aktivistë të AAK-së në Istog

​Bekë Berisha në takim me struktura e aktivistë të AAK-së në Istog

Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zhvilluar një takim me struktura dhe aktivistë të kësaj partie në Istog.

Ai me këtë rast ka thënë se Istogu është burim i pandalshëm i fitoreve të mëdha, dhe i mbështetjes së pa rezervë që vjen nga njerëzit më të mirë të këtij vendi.

“Sot, unë Bekë Berisha, dal ballëhapur dhe ndjehem gjithmonë mirë kur jam në Istog e takoj qytetarët, sepse ato çka i biseduam morën trajtimin e duhur dhe u realizuan, ashtu siç premtuam”, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Dorën n'zemër Istogu jonë ishte harruar e anashkaluar plotësisht nga të gjitha qeverisjet deri tani, fatmirësisht u munduam dhe ja dolem të sjellim investime te prekshme me qeverisjen Haradinaj.

Jam krenar dhe ballëhapur para qytetarëve te mijë, për këto dy vite kemi punuar për qytetin tonë me shumë se kushdo tjetër. Është investuar e do punohet në rrugë afër 50 KM, në penda të ujitjes, në sistemin e ujit të pijshëm në Banjë, në largimin e mbeturinave ne disa lokacione, thirrje e debate për demshperblimin e bujqëve, gjendjeve emergjente nga erërat dhe fatkeqsitë e ndryshme natyrore, rregullimin e sinjalistikës dhe sigurisë rrugore ne disa lokacione.

Sot, unë Bekë Berisha, dal ballëhapur dhe ndjehem gjithmonë mirë kur jam në Istog e takoj qytetarët, sepse ato çka i biseduam morën trajtimin e duhur dhe u realizuan, ashtu siç premtuam.

Istogu ështe burim i pandalshëm i fitoreve tona të mëdha, dhe i mbështetjes së parezervë që vjen nga njerëzit më të mirë të këtij vendi, gjë për të cilën u jam falenderues pamasë.

S'bashku po rrugëtojmë të pastër, të pandalshëm, krenarë e dinjitetshëm.

Ne jemi 100% , na priftë e mbara.