Nga një muaj paraburgim për fajdexhinjtë në Ferizaj

Nga një muaj paraburgim për fajdexhinjtë në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës me nga një muaj paraburgim ndaj të pandehurve S.T dhe A.T, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale fajde, veprën penale detyrimi dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Të pandehurit dyshohen se kanë përfituar shuma të konsiderueshme të parave në emër të fajdeve.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.