​Shitet makina më e shpejtë në histori

​Shitet makina më e shpejtë në histori

Makina dikur më e shpejtë në botë është blerë në ankand nga një miliarder amerikan anonim për një shumë marramendëse prej 18 milionë eurosh.

Bëhet fjalë për McLaren F1 LM, një kryevepër e Gordon Mary e vitit 1994, e prodhuar në 106 kopje, prej të cilave vetëm 64 u lejuan të dalin në rrugë publike.

Midis tyre është ai me numrin serik 18. Dikur makina më e shpejtë në botë kishte edicionin e saj të veçantë me specifikimin LM të motorit dhe të ashtuquajturin  pako për përditësim të karrocerisë.