Drita shkatërron Flamurtarin, paqe në Vushtrri

Drita shkatërron Flamurtarin, paqe në Vushtrri

Drita është treguar skuadër shumë e fortë përballë Flamurtarit, duke e mposhtur me rezultat 3-0, të dielën në Gjilan, në kuadër të javës së dytë të IPKO Superliga e Kosovës në futboll.

Gjilanasit pas disfatës në hapje të këtij sezoni, është rikthyer fuqishëm në duel me kuqeznjtë e Prishtinës, duke arkëtuar trepikëshin e parë.

Betim Haxhimusa (5’), Izair Emini (52’) dhe Fidan Gerbeshi (79’ nga pen.), shënuan nga një gol për fitoren e Dritës, raporton RTKLive.

Ndërkaq, derbi i ditës së sotme mes Vushtrrisë dhe Trepçës ’89, takim ky i zhvilluar në ‘Ferki Aliu’ të Vushtrrisë, është mbyllur baras 1-1.

Në këtë sfidë të “nxehtë” e cila u zhvillua para një numri të madh tifozësh, ishin “minatorët” të parët që kaluan në epërsi përmes Ardian Muja (17’), ndërkaq, shifrat në 1-1 i barazoi Raboshta (33’).

Të dy skuadrat edhe në pjesën e dytë kërkuan golin e fitores, por që gola më  nuk kishte./rtklive/