Forma e të mavijosurit zbulon shumë për shëndetin tuaj

Forma e të mavijosurit zbulon shumë për shëndetin tuaj

Madhësia, vendndodhja dhe forma e të mavijosurit tregojnë mënyrën në të cilën ndodhi lëndimi, andaj kushtojini vëmendje.

Mavijosja është dëmtim i enëve të vogla të gjakut në pjesët sipërfaqësore të lëkurës.

Shkaku më i zakonshëm janë goditjet, por ato shoqërohen edhe me lëndime më të rënda, siç janë dhimbja e muskujve, ligamentet, dëmtimi i nyjave, frakturat e kockave.

Në disa raste, ato gjithashtu mund të tregojnë probleme më serioze shëndetësore.

Shpesh mavijosja përjetohet edhe nga njerëz që ushtrojnë shumë, veçanërisht ngritësit e peshave. Ato mund të tregojnë probleme në gjak ose mund të jenë si rezultat i marrjes së ilaçeve kundër mpiksjes së gjakut, por edhe nëse trupit tuaj i mungon vitamina C.

Kur duhet drejtuar te mjeku?

Nëse mendoni se një kockë është thyer nën vendin e mavijosur.

Nëse merrni ilaçe për koagulimin e gjakut dhe vëreni mavijosje që nuk dini shkakun e tyre.

Nëse mavijosja juaj bymehet dhe shkakton dhimbje të forta.

Nëse nuk zhduket pas dy javësh ose nëse nuk zbehet plotësisht pas katër javësh.

Nëse është e dhimbshme.

Nëse mavijosja ndodhet mbi syrin tuaj dhe mund të zgjerohet edhe në pjesët tjera përreth tij.