​Ndërpriten kërkimet për gjetjen e personit të fundosur në Batllavë

​Ndërpriten kërkimet për gjetjen e personit të fundosur në Batllavë

Pas më shumë se katër orë kërkimesh ende nuk është gjetur trupi i një personi që dyshohet të jetë fundosur sot në liqenin e Batllavës.

Ekipet e FSK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes, por ende nuk kanë gjetur trupin e viktimës.

I zhdukuri kishte ardhur me familjen e tij dhe pasi mori një barkë që të zhytej në ujë, ai nuk është parë më.

Për momentin janë ndërprerë kërkimet për shkak të errësirës që ka rënë, derisa kërkimet për gjetjen e trupit pritet të vazhdojnë.