​Limaj: Koalicioni NISMA-AKR do të shkojnë të vetëm në zgjedhje

​Limaj: Koalicioni NISMA-AKR do të shkojnë të vetëm në zgjedhje

Kryetari i Nisma, Fatmir Limaj, sot në qytetin e Mitrovicës ka takuar strukturat e degës së kësaj partie, me të cilët ka biseduar për zgjedhjet e parakohshme.

Ai tha se këto janë zgjedhje vendimtare për vendin, pasi Parlamenti i ri që do të del pas këtyre zgjedhjeve, me shumë gjasë do të vendosë për marrëveshjen finale me Serbinë, andaj “është shumë me rëndësi se çfarë deputetë dërgojmë në Parlament”.

“Kemi punuar si Nismë dhe jemi munduar ta përçojmë filozofinë tonë politike që afron e bashkon njerëz dhe kjo u dëshmua edhe sot në Mitrovicë, ku Nismës iu bashkuan edhe rreth 50 socialdemokratë të ri”, shkruan Limaj në Facebook.

Ai ka thënë se koalicioni NISMA-AKR dhe të tjerët që mund t’iu bashkohen në të ardhmen, do të shkojnë të vetëm në zgjedhje dhe jo me ndonjë bllok tjetër politik.

“Do të angazhohemi fuqishëm në mbrojtje të interesit të vendit dhe jo në mbështetje të blloqeve të ndryshme. Boshti ynë politik ka potencialin e një ndryshimi dhe ky ndryshim do të dëshmohet edhe në Mitrovicë”, tha Limaj.