​Haradinaj ngushëllon familjen Arifi

​Haradinaj ngushëllon familjen Arifi

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen Arifi me rastin e vdekjes tragjike të pjesëtarit të Policisë së Kosovës Adil Arifi.

“Me keqardhje mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Adil Arifit, pjesëtarit të policisë, i cili më përkushtim punoi për një Kosovë të sigurt. Ngushëllime familjes Arifi, miqve dhe kolegëve të të ndjerit”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Adil Arifi (51) ka ndërruar jetë sot si pasojë e plagëve të marra gjatë një vet-aksidenti me traktorin e tij pesë ditë më parë.