​Arben Gashi në Vetëvendosje

​Arben Gashi në Vetëvendosje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka bërë të ditur aderimin më të ri në partinë që ai drejton.

Bëhet fjalë për Arben Gashin, ndër bankierët pionier në bankën e parë të pasluftës në vendin tonë.

Nga viti 2004 deri më 2016 ai u angazhua si Këshilltar për Investime dhe më vonë si Bankier i Asociuar pranë BERZH-it në Londër.

“Arbeni ishte promotor dhe përgjegjës për disa nga investimet kapitale më të mëdha në sektorin privat, me theks të veçantë në kompani kosovare, por edhe më gjerë në Ballkanin Perëndimor dhe në Stamboll. Që nga viti 2016 ai menaxhon një kompani për konsulencë financiare dhe menaxheriale në Prishtinë”, shkruan Kurti në Facebook.

Gashi është i certifikuar si Konsulent Menaxherial “CMC” nga Këshilli i Instituteve Internacionale për Konsulencë Menaxheriale në SHBA, mban BSC në Inxhinieri Mekanike, BSC në Menaxhment dhe Informacion. Ai është në përfundim të studimeve master për administrim biznesi pranë Universitetit Cumbria në Britani të Madhe.

“Me profesionistë të këtillë kompetentë jemi të bindur që jemi shumë më afër që Kosovën ta bëjmë një vend për të gjithë. Me punësimin pa të njohshëm, me orar pune pa shfrytëzim, me paga meritore, me çmime të përballueshme, me të drejta të respektueshme, me zyrtarë të përgjegjshëm”, shkruan Kurti.