​Atletico Madrid s’di për humbje, Januzaj siguron fitoren e Sociedad

​Atletico Madrid s’di për humbje, Januzaj siguron fitoren e Sociedad

Futbollistët e Atletico Madridit shënuan fitoren e dytë në fillimin e edicionit të ri të garave në La Liga.

Ata si mysafirë sonte mposhtën Leganes me rezultat 1:0.

Golin e fitores e shënoi Vitolo në minutën 71. Në ndeshjet tjera të xhiros së dytë Alaves dhe Espanol  luajtën baras 0:0, Mallorca pësoi para shikuesve të vet nga Real Sociedad 0:1. Golin për mysafirët e shënoi Januzaj në minutën 83.

Sonte luajnë edhe Barcelona – Betis, ndërsa të premten Granada pësoi nga Seville 0:1. Golin për mysafirët e shënoi Hordan ’52.

Në ndeshjen tjetër Levante mposhti Villarreal 2:1 me golat e Roger ‘68, ’73, derisa mysafirët erdhën të parët në epërsi përmes Moreno në minutën e tretë.

Dje luajtën edhe:

Osasuna – Eibar 0:0  Real Madrid – Valadolid 1:1 (0:0) (Benzema 82 - Guardiola 88) Celta Vigo – Valencia 1:0 (1:0) (Fernandes 15) Getafe – A. Bilbao 1:1 (1:1) (Mata 12 - Garcia 6)