​Roma avancon tri herë, në fund kënaqet me barazim

​Roma avancon tri herë, në fund kënaqet me barazim

Futbollistët e Romës kanë dështuar të shënojnë fitore në hapje të edicionit të ri të garave në Serie A.

Ata sonte para shikuesve të vet luajtën baras kundër Genoa me rezultat 3:3.

“Ujkonja e vjetër” tri herë ishte në epërsi, por mysafirët po aq herë arritën të barazojnë shifrat dhe në fund të marrin një pikë të madhe nga stadiumi “Olimpiko”.

Under solli Romën në epërsi në minutën e gjashtë, ndërsa mysafirët barazuan përmes Pinamonti në minutën 16.

Futbollistët vendës serish erdhën në epërsi përmes Dzeko në minutën 30, por Genoa serish barazon përmes Criscito në minutën 43 nga penalltia.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola – Kolarov për vendësit ‘49 dhe Kouame ‘70 për skuadrën mysafire.

Në këtë mënyrë Roma vazhdon serinë pa humbje ndaj Genoa që nga viti 2014, por barazimi me siguri se nuk do të kënaqë tifozët e saj, sidomos në hapje të Serie A.