​Barcelona shijon fitoren e parë në La Liga

​Barcelona shijon fitoren e parë në La Liga

Futbollistët e Barcelonës kanë shënuar fitoren e parë në edicionin e ri të garave në La Ligë.

Ata mposhtën sonte para shikuesve të vet skuadrën e Real Betisit me rezultat 5:2, në kuadër të javës së dytë.

Megjithatë, të parët në epërsi dhe dushin e ftohtë në “Nou Kamp” e sollën mysafirët  përmes golit të Nabil Fekir në minutën 15.

Barcelona deri te barazimi priti 26 minuta kur Antonie Griezmann shënoi në portën e Fernandez për 1:1.

I njëjti lojtar pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë solli Barcelonën për herë të parë në epërsi prej 2:1.

Carlez Peres gjashtë minuta më vonë (56) shënoi për 3:1, derisa Jordi Alba në minutën 60 shënoi për 4:1.

Arturo Vidal ngriti epërsinë në 5:1 me golin e shënuar në minutën 77. Vetëm dy minuta më vonë mysafirët ngushtuan epërsinë në 5:2 përmes Lorenzo Garcia.

Barcelona ka humbur vetëm një ndeshje si vendës përballë Betis në 17 ndeshjet ndërmjet tyre në La Liga - në nëntorin e vitit të kaluar (3:4).

Pas kësaj fitore, Barcelona renditet në pozitën e nëntë me tri pikë, derisa Real Betis është pa pikë në fund të tabelës.