Koha për komposto nga pemët

Koha për komposto nga pemët

Pos zierjes së xhemëve dhe ngrirjes, pemët për ditët e dimrit mund t’i ruajmë edhe në formë kompostoje (në këtë rast fjala është për komposton nga nektarinat).

Në mënyrë të njëjtë apo të ngjashme, mund të përgatisni komposto edhe nga ndonjë pemë tjetër.

Përbërësit:

– 1 kg nektarina;
– 1 kg sheqer (për dhjetë kavanoza me komposto);
– ujë.

Përgatitja:

Nektarinat radhisni në kavanoz.

Zieni ujin dhe sheqerin.

Qitni në nektarina, mbyllni kavanozin dhe pasterizoni rreth dhjetë minuta dhe kompostoja nga nektarinat është e gatshme për dimër!