Majlinda Kelmendi nuk ndalet, kualifikohet në gjysmëfinale

Majlinda Kelmendi nuk ndalet, kualifikohet në gjysmëfinale

Majlinda Kelmendi mund kampionen e botës 2017, në gjysmëfinale e pret dueli i shumëpritur me japonezen Abe.

Majlinda Kelmendi i është hakmarrë japonezes Ai Shishime, nga e cila u mposht në botërorin e 2017-tës, për ta mposhtur sot pikërisht në Tokio, ku po mbahet kampionati botëror.

Kampionia Olimpike u kualifikua në gjysmëfinale, ku e pret kampionia e tanishme e botës, Uta Abe, me të cilën do të përballet për herë të parë në karrierë.