Filloi Digjitalizimi i Shërbimeve të Radiologjisë

Filloi Digjitalizimi i Shërbimeve të Radiologjisë

Pas një testimi një javor nga sot në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë filloj të aplikohet Digjitalizimi i Shërbimeve të Radiologjisë.

Me këtë projekt që është dizajnuar nga Shefi i Repartit të Radiologjisë Dr. Shemsedin Muhaxheri dhe është zbatuar nga Zyrtari i i Sistemit të Teknologjisë Informative z. Besfort Gashi, personelit mjekësorë do tu barten direkt në Kompjuter e pajisje tjera, incizimet që bëhen në Kabinetin e Radiologjisë duke zvogëluar kështu shpenzimet dhe kohën edhe të mjekëve edhe të pacientëve.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shpenzuar brenda një viti deri në 70 mijë euro për blerjen e filmave për rëntgen ndërsa tani me aplikimin e këtij sistemi pacientëve incizimet do tu jepen në CD dhe mjetet e shpenzuara deri tani për blerjen e filmave do të kursehen.

Poashtu ky sistem do të kushtonte deri në 100 mijë euro po të ishte kontraktuar por pasi që është bërë nga Stafi i Spitalit konkretisht nga Zyrtari i Sistemit të Teknologjisë Informative, kostoja e realizimit të këtij projekti është 0 €.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë është Institucioni i vetëm që ka tashmë një sistem të tillë jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.