15 operacione janë kryer gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë

15 operacione janë kryer gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë

979 pacientë janë trajtuar si raste emergjente gjatë vikendit që sapo kaluam në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 81 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

Gjatë vikendit kanë qenë 14 lindje, 9 normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 14 foshnje dhe sa i përket gjinisë 8 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 6 të gjinisë femërore.

Analiza kanë kryer 431 pacientë që në total kanë bërë 4,691 analiza.

15 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi.