Griezmann flet pas dy golave të parë me Barçën

Griezmann flet pas dy golave të parë me Barçën

Antoine Griezmann ka bërë një paraqitje fantastike ndaj Real Betis.

Sulmuesi francez ishte më i miri në “Camp Nou” duke udhëhequr Barcelonën drejt suksesit të parë këtë sezon në La Liga.

Griezmann shënoi dy herë, por pas ndeshjes francezi tha se stilin e golit të dytë e kishte “vjedhur” nga Messi në stërvitje.“Po, e pashë Leon duke gjuajtur në atë mënyrën në stërvitje dhe e kopjova atë...”, tha Griezmann pas ndeshjes.  Ai u pyet edhe për mënyrën sesi i festoi golat.“Festimi? Më pëlqeu çfarë bëri LeBron James dhe tentova ta kopjoj atë”, shpjegoi ai.