Klopp: Arsenalin e shkatërruam fizikisht

Klopp: Arsenalin e shkatërruam fizikisht

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se është i lumtur me fitoren ndaj Arsenalit (3-1).

“Reds”, arritën të fitonim fal dy golave të Mohamed Salah dhe Joel Matipit. Tekniku gjerman ka thënë se klubi arriti ta shkatërroj Arsenalin.

“Qëllimi ishte të luajmë si gjithmonë. Një kundërshtar si Arsenali, duhet ta shkatërrojmë në ndonjë mirë dhe arritëm t’i shkatërrojmë fizikisht. Nuk kisha dyshim te taktikat. Nuk mendoja se Pepe do të luante në tjetër pozicion. Me 80% të lojës jam i lumtur. Kundër Arsenalit ishim shumë agresiv”, deklaroi ai.