Reçica kujton 109 vjetorin e lindjes së Shenjtores Nënë Tereza

Reçica kujton 109 vjetorin e lindjes së Shenjtores Nënë Tereza

Elmi Reçica, deputet i legjislaturës së fundit ka shfytëzuar 109-vjetorin e lindjes së Shenjtores Nënë Tereza, për të bërë thirrje për me shumë dashuri e përkushtim.

Në një status në 'Facebook' Elmi Reçica shkruan se “Kujtojmë 109 vjetorin lindjes së gruas së madhërishme shqiptare, misionares së bamirësisë, nobelisten e paqes, Shën Tereza, e cila gjithë jetën e saj u shërbeu më sakrificë, dhembshuri e me dashuri hyjnore, njerëzve të varfër, të sëmurave e atyre të lënë pas dore, duke i mbrojtur, mbështetur e duke iu dhënë kuptim jetës së tyre.!”.

Autor: RTKlive