Kjo mund të jetë BMW-ja më e sigurt që është ndërtuar ndonjëherë

Kjo mund të jetë BMW-ja më e sigurt që është ndërtuar ndonjëherë

Sepse BMW, nuk dëshiron që ju të kindnapoheni, të ju qëllojnë me armë apo edhe sulme të tjera të papritura që mund të ju ndodhin.

Versionet mbrojtës së automjeteve premium të BMW janë një pjesë e rëndësishme e formacionit global të kompanisë, dhe modeli i fundit është BMW-ja e re “X5 Protection VR6”.

Është dizajnuar për mbrojtjen e personave, e sidomos atyre privatë dhe personelit diplomatik që janë në rrezik për sulme të dhunshme, rrëmbime ose krime të organizuara.

Është ndërtuar gjithashtu në atë që BMW e quan një ‘koncept holistik të sigurisë’. Mirëpo, kjo nuk do të thotë që njerëzit duhet t’i besojnë tërësisht jetën e tyre nga kjo makinë. Por, nga koncepti holistik i sigurisë BMW ka nënkuptuar se inxhinierët e saj kanë ndërtuar një mbrojtje të pasive dhe aktive të pasangjerit si tërësi në automjet, në mënyrë që pasangjerët dhe shoferi të mos ndjehen tërësisht të blinduar.