Udha e dritave

Udha e dritave

Aida, mori udhën e dritave dhe, atë nuk duhet parë vetëm si një individ të suksesshëm por, si një kuadër me rëndësi të veçantë për vendin tonë, sepse, ajo shkoi për t`u kthyer me petkun e dijenisë së shtuar, si kuadër duhet përgatitur mirëfilli, pikërisht për t`i ndihmuar vendit ku lindi dhe këtu të realizohet mundi i saj në shërbim të judikaturës së shtetit tonë, i cili, pa dyshim ka nevojë për kuadro, të cilat donë dhe dinë të menaxhojnë me ligjet dhe zbatimin e tyre ashtu siç duhet bërë.

Pra, për të arritur majat në profesionin e caktuar, duhet të kemi një bazë të shëndoshë familjare, për një nisje të mbarë dhe këtë nisje, studentja Aida Hadri e kultivoi duke u edukuar mirëfilli në familje dhe në studimet paraprake duke i përvetësuar dhe përvetësuar njohuritë profesionale për një nisje e mbarë në karrierën e mëtejme në studimet jashtë vendit, si pjesë e edukimit, nga mënyrat më efektive për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive të saj individuale, të cilat janë shumë të kërkuara dhe të nevojshme në ditët e sotme, të një mjedisi global. Në ketë kontekst, përveç ngritjes profesionale, eksperienca e studimive jashtë vendit, studentët e dalë jashtë zonës së tyre të komfortit i mëson të përjetojnë diversitetin kulturor, gjuhët, mënyrën jetesës, sistemet e edukimit si dhe të jenë në gjendje të dallojnë dhe t`i vlerësojnë ato në një formë të shëndetshme.

Gjatë kësaj eksperience, studimet jashtë vendit përmirësojnë aftësitë e studentëve dhe mundësitë e tyre që lidhen me karrierën dhe sukseset e arrira mirëfilli për të zotëruar me punën e tyre profesionale.

Aida Hadri, paraprakisht ka kryer gjimnazin ,"Sami Frashëri ", në Prishtinë. Më pastaj  përfundon studimet 3 vjeçare për drejtësi në Kolegjin ,"ESLG" në gjuhën angleze dhe, pa i ndërprerë studimet e mëtejme, përfundon edhe studimet 4 vjeçare ne ,,JURIDICA". Pra, për të gjitha këto të arritura, studentja Hadri, fiton bursë të plotë për master në njërin ndër universitetet më prestigjioze në SHBA , "OHIO NORTHERN UNIVERSITY PETTIT COLLEGE OF LAW”. Kjo pra, Aida Hadri, pa u ndalur vazhdon të studiojë në përfeksionimin e njohurive në fushën juridike, për ta hulumtuar dhe kuptuar thelbin e gjithë asaj që flet për mbarëvajtjen e ligjeve ndërkombëtare, si pjesë e pandashme në fushën e drejtësisë universale.

Kjo vajzë me një modosti të padiskutueshme, duke u marrë në vazhdimësi me studime dhe hulumtime serioze, patjetër na bënë të mburremi me të dhe të arriturat e saj të deritashme për të cilat e përgëzojmë dhe i urojmë suksese edhe në studimet e regjistruara jashtë vendit. Pra, Aida mori udhën e dritave dhe, atë nuk duhet parë vetëm si një individ të suksesshëm por, si një kuadër me rëndësi të veçantë për vendin tonë, sepse, ajo shkoi për t`u kthyer me petkun e dijenisë së shtuar, si kuadër e përgatitur mirëfilli, pikërisht për t`i ndihmuar vendit ku lindi dhe këtu duhet të realizohet mundi i saj në shërbim të judikaturës të shtetit tonë, i cili, pa dyshim ka nevojë për kuadro, të cilat donë dhe dinë të menaxhojnë me ligjet dhe zbatimin e tyre ashtu siç duhet bërë.

Shkruan: Remzi Limani