Ismaili inspekton punimet në spitalin e Ferizajt

Ismaili inspekton punimet në spitalin e Ferizajt

Ministri në largim i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka përcjellur nga afër punimet në projektin e ndërtimit të Spitalit të ri Rajonal në Ferizaj.

 Ismaili në një prononcim para mediave ka thënë se qytetarët e Ferizajt kanë pasur nevojë për një spital modern, pasi i vjetri nuk iu është përgjigjur mjaftueshëm kërkesave të tyre.

“Të gjithë jemi mbledhur për një projekt në pritje nga qytetarët e Ferizajt dhe fshatrat përreth. Ferizaj ka pas një spital që nuk është përgjigjur nevojave të qytetarëve. Sot po shohim se kemi fillim të mbarë të projektit i cili do të vazhdojë do të ketë një spital modern do të këtë staf të mjaftueshëm për tu përgjigjur kërkesave të qytetarëve”, tha ai.

Ismaili tha se efikasiteti në luftën kundër korrupsionit, ka mundësuar që të shpëtojnë miliona euro, të cilat po i rikthejnë në investime kapitale, që po ndikojnë në përmirësimin e sistemin shëndetësor në vend.

“Lufta ndaj korrupsionit që ka ndalur miliona euro të abuzuar po na mundëson që t’i shfrytëzojmë në projekte. Sektori i shëndetësisë do të mbetet prioritet do të vazhdojmë me investimet tona. Kërkojmë nga punëkryerësi që këtë kontratë ta kthejmë në dy vjet e jo në tri dhe siç shihet kjo kërkesë është përgjigjur.

Ndërsa Kryetari i Komunës së Ferizajit Agim Aliu tha se po bëhet realitet ëndrra e qytetarëve të Ferizajt me përfundimin e këtij spitali.

“Ishte diçka e munguar dhe po e shohim se ka ngritur shtatin e tij po e shohin qytetarët e Ferizajt se një ëndërr u bë realitet kjo nisi një vit më parë me ministrin Ismaili për të treguar seriozitetin gatishmërinë për diçka që ishte e munguar për te ofruar kushte më të mira për pacientët.Kjo nuk do të ishte e mundur pa qasjen e duhur të institucioneve. Jemi këtu për t’u zotuar se agjendat tona do të vazhdojnë dhe ky nuk është projekti i vetëm, kemi edhe projekte të tjera me ministrin Ismaili”, tha ai.

Ndërsa drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu tha se përfundimi i këtij spitali do të jetë ndihmës për qytetarët dhe vet QKUK-në.

“Niveli i ShSKUK-së me një spital që tani po ngritet do të jenë ndihmesë për qytetarët tonë e ne jemi duke munduar të jemi sa me afër pacientëve me kushte moderne dhe infrastrukture. Jemi duke prioritizuar disa spitale dhe mund të llogarisim edhe spitalin Ferizajt si një pikë reference e s’do të ketë barrë QKUK-në.