Pavetëdijësia e partive politike dhe Pronësimi i “momentit” historik

Pavetëdijësia e partive politike dhe Pronësimi i “momentit” historik

Ballsor Hoxha

Kosova është një prej vendeve, shoqërive dhe popujve më të poshtëruar të Evropës. Të jemi neutral dhe të bëjmë një pyetje këtu krejtësisht naive: a është kjo duke ndodhur për shkak tonin apo për shkak të pandieshmërisë së Evropës? Pse të mos përgjigjemi me një pyetje retorike: a ka mundësi që një Evropë e gjerë dhe e gjatë si është të injoroj një popull të tërë para mekanizmave të vetë saj?

Megjithëse populli është vetëdijësuar për pamundësinë e kësaj rruge të deritanishme të këtij vendi dhe të kësaj kaste politike, partitië politike po e përdorin frustrimin e tij si program politik. Kudo nëpër prezantime të partive politike mund të dëgjohen shprehje, si : vendime historike; kthesa historike; ndërrime historike dhe vendime historike. Mirëpo kjo është vetëm blerje e frustrimit – historik – të këtij populli për të vendosur pushtetin e tyre pushtetet politike.

Frustrimi në vendet si Kosova të cilat janë duke u ngritur nga hiqi; të cilat kanë devijuar në udhë drejt hiqit; të cilat kanë marrë poshtërimin më të madh të mundshëm nga vendimmarrësit evropian, janë masë tejet e rrezikshme e këtij populli, masë sociologjike dhe psikologjike e cila mund të çoj në rreziqe të paparashikueshme të zhvillimeve të tij. Mirëpo siç është thënë më parë këto pushtete politike veprojnë pa vetëdije pa një reflektim të të ndodhurës dhe të asaj që po e shtyen popullin në devijim vetëvrasës, dhe aq më shumë këto po e përdorin të njëjtin frustrim të popullit si “programe politike” për të rrënuar tjetrin.

Është shumë e qartë që duhet të flasim për këtë frustrim të ngërthyer në shtangim të shoqërisë dhe në gjendje pa rrugëdalje e cila ka krijuar devijimin e saj, është edhe më e qartë që jemi të poshtëruar dhe të detyruar të kërkojmë zgjedhje në secilat mundësi, por frustrimi i akumuluar si masë e zjarrtë e pakënaqësisë dhe e pamundësisë së këtij populli nuk bën të jetë forcë shtytëse e pronësuar nga pushtetet dhe partitë politike dhe të krijohet program rrënimi të tjetrit.

Të pyetemi prapë, e kujt është merita për ‘zgjimin’ e popullit? A është e bombave të Vetëvendosjes, lëshimeve të LDK, të Pronësimit të çdo gjëje nga PDK apo edhe e akcizave krejtësisht të guximshme në relacion të të qenit të poshtëruar pa një rrugëdalje nga AAK? Në të vërtetë partitë politike po zhyten edhe më thellë në pavetëdijësinë e tyre të mishërimit me frustrimin e popullit me qëllim të gjetjes së një formule ngadhnjyese të zgjedhjeve dhe me këtë janë duke mbetur pre e vetë pavetëdijësisë së tyre, gjë që po krijon shpërthime të masave në popull.

Çka mendohet këtu kur ceket frustrimi dhe devijimi? Devijimi është shpërthimi i shkakut dhe motivit për mbijetesë të popullit duke qenë i izoluar në kufi të pamundësisë. Ndërsa frustrimi është loja apo thënë më saktë premtimi i pavetëdijshëm i pushteteve plitike për gjëra dhe zhvillime që as nuk mund të ndodhin ndonjëherë, jo vetëm në këtë kohë të shkurtë relative, me punën dhe pronësimin e zhvillimeve të Kosovës sidomos të shtyera para nga Evropa.

Frustrimi nuk kapitalizohet, as vendimet historike, por dhe as kthesat historike, ato vijnë nga populli jo nga partitë politike. Dhe pikërisht kjo, ky proësim i frustrimit mbarëshorqëror tregon për paveëtëdijësin e veprimit politik të partive tona politike. Premtojnë historinë e kanë përgatitjen, nejrëzit dhe kontekstin edhe më të rëndë se që ka qenë në zgjedhjet paraparke.